PORTALI 2020

Portali i mësuesit, lista e kandidatëve në profilin Arsim Special

Ju paraqesim listën zyrtare të kandidatëve të cilët do të bëhen pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020, në profilin Arsim Special. Krahas secilit emër, do të gjeni edhe orarin e zhvillimit të testimit. Provimi i Portalit për mësuesit ndihmës do të zhvillohet më datë 16 korrik.

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

1. Të paraqitet pranë QSHA-së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

2. Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër me kandidatët e tjerë;

3. Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

4. Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit;

5. Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit.

Lista e kandidatëve Portal Arsim Special 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,479 Lexime
3 vjet më parë