PORTALI 2020

Portali i mësuesit, lista e kandidatëve të Arsimit Parashkollor

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni të publikuar listën e kandidatëve, të cilët do të bëhen pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020, për Arsimin Parashkollor. Krahas secilit emër, do të gjeni orarin e zhvillimit të testimit.

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:


1. Të paraqitet pranë QSHA-së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

2. Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër me kandidatët e tjerë;

3. Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

4. Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit;

5. Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,042 Lexime
1 muaj më parë