LAJMI

Portali “Mësues për Shqipërinë” punëson mbi 1900 mësues këtë vit shkollor

“Mësues për Shqipërinë” është një mekanizëm aplikimi me vlerësim elektronik, i ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie. Sipas informacionit të shpërndarë nga MASR, për vitin shkollor 2019-2020 prej tij janë punësuar 1955 mësues.

Portali “Mësues për Shqipërinë” për vitin shkollor 2019-2020 ka punësuar 1955 mësues deri tani

një informacion të shpërndarë nga zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, thuhet se “që prej krijimit të tij në 2014-tën, ky portal vazhdon të luajë një rol të patjetërsueshëm në punësimin e mësuesve më të mirë në sistemin arsimor, duke shtuar cilësi në mësimdhënie për formimin e nxënësve dhe qytetarëve model për shoqërinë”.


Sipas MASR-së, përzgjedhja e mësuesve nëpërmjet këtij sistemi online shmang një herë e mirë ndërmjetësimin, lidhjet miqësore, korrupsionin dhe sjell një standard të lartë në punësimin e mësuesve profesionistë.


“Mësues për Shqipërinë” është një mekanizëm aplikimi me vlerësim elektronik, i ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie. Ai siguron transparencë, zgjedhje të mësuesve më të përgatitur, vetë-menaxhim dhe cilësi të dhënash në kohë reale.


(Portali Shkollor)

2,089 Lexime
4 vjet më parë