
Pranimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë
“Me këtë fond pikësh, ku 80 përqind e zë mesatarja e gjimnazit dhe 20 përqind mesatarja e lëndëve të maturës, ne kemi planifikuar rreth 150-160 studentë për çdo degë”
Universiteti i Tiranës ka nisur informimin e maturantëve me kriteret për pranimin në tyre auditorë. Maturantë thonë se tanimë e kanë të qartë sesi do të aplikojnë në portalin “eAlbania”.
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do të pranohen 150 studentë të rinj për çdo degë.
“Me këtë fond pikësh, ku 80 përqind e zë mesatarja e gjimnazit dhe 20 përqind mesatarja e lëndëve të maturës, ne kemi planifikuar rreth 150-160 studentë për çdo degë”, thotë Valentina Duka, Dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Dekani Fakultetit Ekonomik sqaron se çdo problem i konstatuar një vit më parë kur u aplikua dhe skema e re e pranimit është përmirësuar këtë vit dhe ekonomiku ka shtuar me 10 përqind kuotat.
“Fakti që ra cilësia, që mbetën kuota të paplotësuara në Universitetin e Tiranës, që nuk kishin të drejtë maturantët që të çregjistroheshin, pra të gjitha këto elemente që u verifikuan si defekte vitin e kaluar, këtë vit do të korrigjohen”, u shpreh Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule.
Përmirësime janë bërë edhe në Fakultetin e Drejtësisë.
“Jemi përqendruar tek lëndët që janë të detyrueshme në shkollën e mesme duke eliminuar diferencat që ka programi në shkollat e mesme dhe duke u dhënë mundësi të gjithë studentëve që të konkurrojnë në Fakultetin Juridik”, thotë Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.
Zv. ministri i Arsimit tha se provimi i parë i maturës shtetërore është më 5 qershor. Më 23 qershor është provimi i fundit dhe se procesi zgjedhor nuk cenon aspak maturën shtetërore.
(Portali Shkollor)
Aktivitete të ndryshme në të gjitha shkollat
Kolegji Preka, një shtatore edukimi në zemër të Korçës
Çfarë është qeveria e nxënësve?