Projektligji

Prezantohet Projektligji për Inspektoriatin e Arsimit në Kosovë

Ministria e Arsimit prezanton Projektligjin për Inspektoriatin e Arsimit në Republikën e Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në prezantimin e Projektligjit për Inspektoriatin e Arsimit në Republikën e Kosovës, ku ka folur për rëndësinë e ndryshimit të ligjit ekzistues për Inspektoratin, si një institucion i rëndësishëm i zbatimit të politikave arsimore për sigurimin e makanizmave ekifas, për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ministri Bajrami, me këtë rast ka theksuar rëndësinë e krijimit të një Insektorati profesional, kredibil dhe kompetent, për të mundësur arritjen e një sistemi arsimor funksional dhe cilësor.

“Një inspektorat modern kredibil është një inspektorat mbështetes, që ndihmon institucionet shkollore dhe universitare për të ndërtuar standarde pedagogjike dhe profesionale, për të ndërtuar një sistem të vlerësimit të performancës dhe për të vepruar gjithmonë në funksion të ndërtimit të cilësisë” është shprehur ministri Bajrami.

Ministri Bajrami ka bërë të ditur se, krahas miratimit të Ligjit për Inspektoratin duhet hartuar edhe legjislacioni sekondar, duke siguruar kështu profilizimin e inspektorëve dhe riorganizmin e plotë të këtij institucioni.

Ndër të tjera, ministri Bajrami ka folur edhe për ndarjen e fuknsionit të Inspektoratit në dy segmente, atë administrativ dhe pedagogjik, ndarje kjo e cila mundëson profesionalizimin e inspektorëve dhe kompetencat specifike të tyre.

“Ky Ligj mundëson krijimin e një Inspektorati kredibil për të ngritur dhe ndërtuar standarde të larta pedagogjike dhe profesionale, për të ndërtuar sistem të performancës dhe për të ngritur cilësinë”, ka thënë ministri Bajrami, duke shtuar se ndryshimi i Ligjit për Inspektoratin gjithashtu mundëson përgatitjen e inspektorëve, të cilët fuqishëm do të mbronin ligjin dhe standardet arsimore.

1,813 Lexime
8 vjet më parë