“Hasan Prishtina”

Prof. Dr. Marjan Dema zgjidhet rektor i Universitetit “Hasan Prishtina”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami uron Prof. Dr. Marjan Dema, për zgjedhjen në detyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson lartë procesin e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshmenë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili u përmbyll sot me rastin e zgjedhjes së Rektorit të Universitetit nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, falënderojmë të gjithë bartësit e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e organeve të Universitetit për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të rregullta dhe transparente.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami uron Prof. Dr. Marjan Dema, për zgjedhjen në detyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunim e plotë në realizmin e programit të punës për fuqizimin e Universitetit, si institucioni kryesor i arsimit të lartë në vend dhe vënien e universitetit në shërbim të shoqërisë dhe të ekonomisë së vendit.  

1,695 Lexime
8 vjet më parë