
Promovimi i talenteve, nisin audicionet e “Tirana Art Fest”
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e “Tirana Art Fest” që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet “Ismail Qemali”, “Partizani” e “Sami Frashëri”.
“Tirana Art Fest” rikthehet sërish për të dytin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e Tiranës (publike dhe jopublike), ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia. I kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, ka nisur organizimin e “Tirana Art Fest” që do të kontribuojë në promovimin e talenteve të reja. Audicionet e para kanë nisur në tre gjimnazet “Ismail Qemali”,“Partizani” dhe “Sami Frashëri”.
“Tirana Art Fest” synon të risjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, këtë herë me përfshirjen e më shumë gjimnazeve publike dhe jopublike me risi në secilën kategori konkurruese. Përfshirja e të rinjve në rrugën artistike, pritet që të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative.
Nga data 23 janar – 28 janar 2017 do të zhvillohen audicionet për shkollat publike të qytetit të Tiranës, ndërsa nga data 30 Janar deri në datë 7 shkurt do të zhvillohen audicionet për shkollat private. Gjithashtu, trajnerët dhe stafi i Drejtorisë së Rinisë do të shkojë në shkollat e Njësive Administrative për të kryer audicione nga data 8 Shkurt deri në datë 17 Shkurt, kurse faza finale do të organizohet në javën e dytë të muajit maj, në sheshin “Nënë Tereza” ku do të ndahen edhe çmimet sipas çdo kategorive.





Nga Matura Shtetërore ose koha për të ndryshuar mënyrën si vlerësojmë nxënësit
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
QSHA: Modele testesh për provimet e klasave të 9-ta