Provimet e lirimit për arsimin bazë zhvillohen në datat: 14, 18 dhe 23 qershor
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat kur do të zhvillohen provimet e lirimit për nxënësit e klasave të IX-ta
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat kur do të zhvillohen provimet e lirimit për nxënësit e klasave të IX-ta. Në udhëzimin numër 8 të datës 25 maj 2016 thuhet se provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2015-2016, do të zhvillohen si më poshtë:
a) Lënda Gjuhë e huaj (Anglisht, Frengjisht, ltalisht, Gjermanisht), provimi zhvillohet me 14 qershor 2016.
b) Lënda Gjuhë shqipe, provimi zhvillohet me 18 qershor 2016.
c) Lënda Matematikë, provimi zhvillohet me 23 qershor 2016.
Portali Shkollor ju uron suksese në provime!
“Mësuesit e harruar: Paga e 12 muajve që s’mjafton ndërsa BE shpërblen dy herë”
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Kumbaro: Kur prindërit dhe mësuesit flasin të njëjtën gjuhë, fëmijët janë më të sigurt