Njoftim

Provimet me zgjedhje, udhëzime nga drejtoritë e shkollave

Maturantët duhet të shikojnë faqet zyrtare të shkollave për t'u informuar. Disa shkolla njoftojnë maturantët që të paraqiten sot në shkolla për t'u informuar rreth mënyrës dhe kohës se si do të zhvillohet provimi

Pas mbledhjes me zv. Ministren e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, drejtorët e shkollave kanë sqaruar maturantët në faqet zyrtare të shkollave për provimin e fundit me zgjedhje që zhvillohet të premten, më 24 qershor.

Në zbatim të Udhëzimit 3, datë 24.03.2016, “Për zhvillimin e provimeve kombëtare të MSH 2016” pikat 8-10, sqarojme se:

1. Maturantët / kandidatët që japin dy provime me zgjedhje, ku njëra prej tyre është gjuhë e huaj Angleze "TOEFL Junior Standard Test", hyjnë në provim si të gjithë maturantët / kandidatët e tjerë në orën 10:00. (paraqiten në mjedisin e provimit në orën 08:30)

Testi i parë do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe përfundon në orën 11:30. Kandidatët dorëzojnë testin e parë dhe fillojnë parapërgatitjen për testin e gjuhës angleze “TOEFL Junior Standart”.

Nxënësit do të qëndrojnë në mjediset e përcaktuara dhe do të instruktohen për zhvillimin e testit nga administratorët e këtij testi.

Provimi i gjuhës së huaj angleze "TOEFL Junior Standard Test" do të fillojë në ora 13:30, dhe do të zgjasë 1 orë e 55 minuta.

2. Maturantët / kandidatët që do të japin provim vetëm njërën nga lëndët me zgjedhje (jo Anglisht), fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00.(Paraqiten në mjedisin e provimit në orën 11:00)

3. Maturantët /kandidatët që do të japin provim vetëm një lëndë me zgjedhje atë të gjuhës së huaj Anglisht Toefl Junior, paraqiten në mjedisin e provimit në orën 11:30 në mënyrë që të futen brenda për t’u përgatitur njësoj si maturantët e tjerë që janë në mjedis.

1,843 Lexime
7 vjet më parë