Kalendari i Zhvillimit të Sezonit XVII Mësuesi

Provimi i licencës 2022, datat dhe oraret se kur do të testohen mësuesit e rinj. Kalendari i plotë për 24 profile

QSHA është gati të testojë mësuesit e rinj në sezonin XVII të provimeve të shtetit. Provimet do të nisin më datë 11 prill dhe do të zgjasin deri më 11 maj, për mijëra mësues të profileve të ndryshme. Të interesuarit gjejnë më poshtë datat dhe oraret e zhvillimit të provimit, kalendarin e plotë.

Mësuesit e profilit të gjuhëve të huaja do të jenë të parët që do të testohen përgjatë ditëve të para (11prill-14 prill) të sezonit XVII të provimeve të shtetit, sezon që do të mbyllet më datë 11 maj me mësuesit e rinj të Histori Gjeografi. 


Pa licencën, kandidatët për mësues nuk ushtrojnë dot profesionin për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.


Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, përveç korrektësisë me orën (paraqitja 30 minuta përpara), janë dokumentet që duhen pasur me vete në datën e caktuar. Mjeti i identifikimit, dokumenti që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Në mungesë të diplomës Master, një vërtetim notash dhe mjeti që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. 


Portali Shkollor Albas publikon kalendarin e plotë të provimit të Licencës.


Më poshtë do të njiheni me organizimin e provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë, sezoni XVII prill-maj 2022.

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

15,546 Lexime
2 vjet më parë