Sezoni XV

Provimi i licencës, datat dhe oraret se kur do të testohen mësuesit e rinj. Kalendari i plotë për 23 profile

QSHA është gati të testojë mësuesit e rinj në sezonin XV të provimeve të shtetit. Provimet do të nisin më datë 31 gusht dhe do të zgjasin deri më 9 tetor, ku do të futen në provim mijëra mësues të profileve të ndryshme. Të interesuarit gjejnë më poshtë datat e zhvillimit të provimit, kalendarin e plotë.

Mësuesit e profilit Biologji, Kimi dhe ata të Biologji-Kimi do të jenë të parët që do të testohen përgjatë dy ditëve të para (31 gusht-1shtator) të sezonit XV të provimeve të shtetit, që do të mbyllet më datë 8 tetor me mësuesit e rinj të Histori Gjeografi Edukatë. 


Pa licencën, ata nuk ushtrojnë dot profesionin për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.


Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, përveç korrektësisë me orën (paraqitja 30 minuta përpara), janë dokumentet që duhen pasur me vete në datën e caktuar. Mjeti i identifikimit, dokumenti që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Në mungesë të diplomës Master, një vërtetim notash dhe mjeti që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. 


Portali Shkollor Albas ka siguruar kalendarin e plotë të provimit të Licencës.


Më poshtë do të njiheni me organizimin e provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë, sezoni XV gusht-tetor 2020.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,064 Lexime
3 vjet më parë