NJOFTIM

Provimi i licencës për kandidatët për mësues 2023/ Kriteret ligjore, procedurat dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit

Më poshtë do të gjeni informacionin e plotë për kriteret, procedurat dhe afatet e dorëzimit të dokumentacionit për zhvillimin e provimit të shtetit për Profesionin e Rregulluar të Mësuesit-2023. Nga QSHA ende nuk është publikuar data zyrtare se kur fillon ky provim. As kalendari. Na ndiqni për ta mësuar.

Zyra Vendore Arsimore të të gjitha qyteteve kanë publikuar tashmë njoftimin se kandidatet e interesuar për provimin e shtetit që plotësojnë kriteret ligjore kanë afat për dorëzimin e dokumentacionit nga data 01.02.2023 deri me 24.02.2023. 


Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me rrugë postare në adresat e Zyra Vendore Arsimore.


Nga QSHA ende nuk është publikuar data zyrtare se kur fillon ky provim. As kalendari. Por nga burime konfidenciale kemi mësuar se provimi do të zhvillohet në muajin prill.


I. Dosja do të përmbajë këto dokumentacione për ata kandidatet që japin provimin e shtetit për herë të parë:

  1. CV
  2. Librezë Pune (e noterizuar) ose kopje të Certifikatës së Praktikes Profesionale
  3. Diplomë Bachelor listë notash të noterizuar.
  4. Master i Shkencave ose Master Profesional,listë notash ,vetëm ata që kanë profilin në mësuesie (e noterizuar)
  5. Fotokopje e kartës së ID-së.
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  7. Vërtetim Vendbanimi. 
  8. Një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar ne provim shteti dhe te saktësojë herën pjesëmarrëse në të.


Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me vërtetim të vitit aktual ku të specifikohet :

  • Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim.
  • Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
  • Viti i përfundimit.
  • Numri i Matrikullimit.
  • Data e diplomimit.


II.Dosja do të përmbajë këto dokumentacione për ata kandidatet që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e mëparshme:


  1. Fotokopje e librezës së punës ose te Certifikatës së Praktikes Profesionale. 
  2. Fotokopje të Diplomave Bachelor dhe Masterit Shkencor ose Profesional në fushën e mësuesisë
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Të përcaktoni saktë herën e pjesëmarrjes tuaj në provim.


Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me vërtetim të vitit aktual ku të specifikohet:

  • Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim.
  • Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
  • Viti i përfundimit.
  • Numri i Matrikullimit.
  • Data e diplomimit


III. Të gjithë praktikantet që kanë përfunduar praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në vitin shkollor 2021-2022, dhe praktikantet që përfunduan praktiken profesionale në periudhën e parë Shtator –Dhjetor 2022, dhe janë vlerësuar nga komisioni lëndor për praktikën profesionale, janë të regjistruar për hyrjen në provim shteti për këtë sezon, dhe nuk do të sjellin asnjë dokumentacion.



Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

17,076 Lexime
1 vit më parë