Matura

Provimi i matematikës, zbardhet skema e vlerësimit të testit

Kandidatët që të quhen kalues në këtë provim duhet të marrin 20% të testit, ose thënë ndryshe duhet të marrin minimalisht 10 pikë, e cila përkthehet në notën 4.5.

Ditën e djeshme maturantët mbyllën provimin e tretë të maturës shtetërore. Provimit të detyruar të matematikës i janë nënshtruar plot 42.400 maturantë në rang vendi. Në dispozicion maturantët kishin dy orë e 30 minuta për zhvillimin e testit, i cili përbëhej nga 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar skemën e vlerësimit dhe testet sipas variantit A që u kanë rënë maturantëve dhe ata mund të verifikojnë përgjigjet që kanë dhënë.

Kandidatët që të quhen kalues në këtë provim duhet të marrin 20% të testit, ose thënë ndryshe duhet të marrin minimalisht 10 pikë, e cila përkthehet në notën 4.5. Matematika është provimi i fundit i detyruar që ju nënshtruan maturantët.

Me 24 qershor  rreth 45 mijë kandidatë do t’iu nënshtrohen provimeve me zgjedhje.

Ndërkohë që pritet të bëhen publike rezultatet e provimit të gjuhës së huaj me detyrim.

2,771 Lexime
7 vjet më parë