Provimi i shtetit

Provimi i mësuesve, AKP publikon datat

Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2017. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mësuesit, mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit ju bëjmë me dije sa më poshtë:


Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2017. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 min. para fillimit të Provimit të Shtetit.


Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

1. letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

2. kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

3. faturën e pagesës së tarifës së Provimit të Shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; (Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës Përkatëse)

Kandidatët në profesionin e mësuesisë duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme ditën e provimit:

4. Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.


Mbështetur në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, neni 7, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe nenin 4 pika 6 të Rregullores, “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 82, datë 22.02.2011, e ndryshuar, kandidatët që regjistrohen për Provimin e Shtetit, duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IALtë përkatëse. Neni 7 i ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009 thekson sa më poshtë:


Neni 7

Formimi dhe kualifikimi profesional për ushtrimin e profesionit të rregulluar Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


QSHA-ja nuk do të mundësojë kandidatët të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.


Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.


Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi;

2. Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;

3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.


Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al, rubrika lista e kandidatëve.


Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në web, lutemi të kontaktoni në adresën

[email protected] si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit.

  1. Arsim Fillor
  2. Arte Figurative
  3. Biologji
  4. Biologji Kimi
  5. Edukim Fizik
  6. Fizikë
  7. Gjeografi
  8. Gjuhë Angleze
  9. Gjuhë Frënge
  10. Gjuhë Greke
  11. Gjuhë Gjermane
  12. Gjuhë Italiane
  13. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
  14. Histori
  15. Histori Gjeografi
  16. Histori Gjeografi Edukatë
  17. Informatikë
  18. Instrumente Muzikore
  19. Kimi
  20. Matematikë
  21. Matematikë Fizikë
  22. Matematikë Informatikë
  23. Shkenca Sociale

(Portali Shkollor)

20,055 Lexime
6 vjet më parë