AKTUALITET

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, 34 mijë maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës së Huaj

34 mijë maturantë po japin sot provimin e gjuhës së huaj, duke hapur kështu zyrtarisht sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2021. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Ndërkohë maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anticovid.

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. 34 mijë maturantë do të japin sot provimin e gjuhës së huaj.


Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi.


Maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anticovid. Në një klasë do të jenë 10-15 maturantë.


Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.


Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).


Rregullat e pjesëmarrjes në provimet e MSH janë pothuajse të njëjta me vitet e mëparshme. Maturanti nuk duhet të ketë telefon me vete pasi nëse konstatohet do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues.


Datat e provimeve te Maturës Shtetërore 2021: 3 qershor Gjuha e huaj, 7 qershor Gjuha Shqipe, 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje. Provimet kane diferencë 4 ditore.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

1,125 Lexime
5 muaj më parë