LISTAT

Provimi i Portalit 2023, listat emërore të kandidatëve për secilin profil

Më poshtë do të njiheni me kalendarin e organizimit të testimit të informatizuar të mësuesit “Portali i Mësuesit 2023” si dhe me listat emërore të kandidatëve për secilin profil që janë bërë publike nga QSHA deri më tani. Të tjerat do të përditësohen...

Provimi i punësimit të mësuesve këtë vit nisi më datën 4 korrik 2023 dhe do të përfundojë në datën 2 gusht 2023. Më poshtë do të gjeni specifikisht kalendarin e organizimit të testimit të informatizuar të mësuesit “Portali i Mësuesit 2023” si dhe me listat emërore të kandidatëve për secilin profil që janë bërë publike nga QSHA (Listat që mungojnë do të publikohen në vijim, në varësi të publikimit zyrtar institucional).


Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, me adresë: Bulevardi “ZhanD’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH). Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA 30 minuta përpara orarit të publikuar.


Kalendari i testimit të informatizuar të mësuesit (Portali i Mësuesit 2023) kliko këtu. 

Ndërkohë, duke klikuar mbi secilën listë profili që ju intereson, krahas emrit do të do të gjeni edhe orarin e zhvillimit të testimit: 


Lista Balet (Shkolla Artistike)

Lista Gjuhë Italiane

Lista Fizikë

Lista Edukim Fizik

Lista Arsim Special

Lista Kimi

Lista Biologji

Lista Gjuhë Gjermane

Lista Gjuhë Angleze

Lista Gjuhë Frënge

Lista Gjeografi

Lista Shkenca Sociale

Lista Arsim Fillor

Lista Histori

Lista TIK

Lista Arsim Parashkollor

Lista Matematikë

Lista Art Pamor

Lista Art Pamor (Shkolla Artistike)

Lista Muzikë

Lista Muzikë (Shkolla Artistike)

Lista Gjuhë Greke

Lista Gjuhë Shqipe dhe Letërsi


vijon....



Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:


1. letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2. kopje të Kartës ID ose Pasaportës;


Kandidati pjesëmarrës duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:


1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;

2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;

3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.

Pas publikimit të orarit të pjesëmarrjes, kandidati duhet të verifikojë të dhënat, në faqen zyrtare të QSHA, në adresën www.qsha.gov.al dhe në rast pasaktësish t’i drejtohet DRAP përkatës.

*Për çdo kandidat, orari i pjesëmarrjes në testim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim orari përtej planifikimit të publikuar.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

23,211 Lexime
9 muaj më parë