Kalendari dhe emrat

Provimi i Shtetit për psikologët, kalendari dhe listat me emrat e kandidatëve

Më poshtë do të gjeni kalendarin dhe listat me emrat e kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në Provimin e Shtetit për psikologët, që do të zhvillohet në datat 18,19 dhe 20 Maj pranë QSHA-së.

Për herë të parë në vendin tonë edhe të diplomuarit për Psikologji do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për marrjen e licencës. 

Në datat 18, 19, 20 Maj 2022, rreth 300 psikologë do të testojnë njohuritë e tyre në 4 profile të ndryshme: 

  1. Psikologji Organizacionale
  2. Psikologji Klinike
  3. Psikologji Ligjore
  4. Psikologji Edukimi Shkollor

Çdo profil ka një fond prej 1500 pyetjesh. Pyetjet janë publikuar në fillim të prillit të këtij viti dhe janë hartuar nga një grup prej 9 pedagogësh të universiteteve publike dhe private të vendit sipas standardeve ndërkombëtare.


Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë QSHA ditën e provimit: 

  • Kartën e identitetit (e detyrueshme)
  • Kartën e anëtarësisë (nëse kanë tërhequr kartën e këtij viti)

Përgjigjen e provimit çdo aplikant e merr në moment.



Sa kaq më poshtë gjeni kalendarin dhe listat emërore për çdo profil (Përbri secilit emër do gjeni datën dhe orën e zhvillimit të provimit).



Lista e kandidatëve Psikologji Klinike

Lista e kandidatëve Psikologji Organizacionale


Lista e kandidatëve Psikologji Ligjore

Lista e kandidatëve Psikologji Edukimi Shkollor

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,624 Lexime
1 vit më parë