Procedurë në shkolla

Pse prindërve po u kërkohet numri i ID nga shkollat? Vjen sqarimi nga DPAP

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar sqaron opinion publik në lidhje me procedurën e kërkimit të numrit të ID-së së prindit nga institucionet arsimore. Sipas kësaj drejtorie, kjo procedurë kryhet vetëm për rastin e rimbursimit të teksteve falas për kategoritë përfituese.

.  

Shumë prindër kanë qenë të paqartë teksa u është dashur të dorëzojnë ID-në personale, në shkollat publike që ndjekin fëmijët. 


Por ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka dal me një njoftim teksa sqaron se kjo procedurë po kryhet vetëm për rastin e rimbursimit të teksteve falas për kategoritë përfituese.  


Bashkëngjitur këtij sqarimi DPAP drejton të interesuar te udhëzimi konkret, ku jepen detaje në lidhje me procedurën e rimbursimit të çmimit të teksteve falas.


“Në ketë link gjendet udhëzimi nr. 18 datë 01.07.2020  ku është detajuar çdo element në lidhje me procedurën e rimbursimit të çmimit të teksteve falas”, kështu thuhet në njoftimin e sotëm të DPAP, ku më tej kjo drejtori jep edhe detaje të tjera: “Kreu II, pikat 2 dhe 3, përcakton se librat e rinj porositen në bazë rregullash të caktuara, që të mos abuzohet me fondet. Kreu III, pika 6, informon në lidhje me prindërit, çfarë duhet të plotësojnë apo dorëzojnë ata pranë shkollës. Sa më sipër gjithçka është brenda kuadrit ligjor. DPAP dhe strukturat e varësisë garantojnë se në asnjë rast të dhënat personale nuk do të përdoren për qëllime të tjera përveçse atyre ligjore”.


Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku  

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,287 Lexime
2 javë më parë