Aktualitet

Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Ndërkohë MAS ka njoftuar se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin janar.

Datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024, për arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional, janë:


Gjuhë e huaj – 03 Qershor 2024

Gjuhë shqipe dhe letërsi – 10 Qershor 2024

Matematikë – 18 Qershor 2024

Provim me zgjedhje – 24 Qershor 2024


Provimet e Maturës Shtetërore 2024 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Për më tepër mund të lexoni Udhëzimin e plotë datë 12.12.2023 “për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore dhe të maturës shtetërore profesionale 2024”.


Ndërkohë MAS ka njoftuar se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

293 Lexime
4 muaj më parë