MËSUES PËR SHQIPËRINË

Pyetje dhe përgjigje për provimin e portalit dhe punësimin si mësues

Artikulli më poshtë ju njeh me gjithçka keni nevojë të dini mbi provimin e portalit dhe punësimin në rast vendesh vakante në profesionin mësues. Ne kemi përmbledhur pyetjet dhe përgjigjet për të cilat ju jeni më të interesuar

Si mund të aplikoj për të marrë pjesë në nismën “Mësues për Shqipërinë”?

Çdo i interesuar për të aplikuar në portal duhet të aksesojë në mesues.arsimi.gov.al. 


 A është e nevojshme të dorëzoj dokumente të printuara përpara testimit? Ku?

Jo. Dosja e aplikimit dhe dokumentet që kërkohen për procesin e konkurrimit administrohen sipas Udhëzimit të MAS nr.38 datë 6.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”.


Kush ka të drejtë të aplikojë?

Çdo individ/punë kërkues i cili plotëson kriteret e përcaktuara nga ligji nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.


Aplikantët të cilet kanë marrë pjesë në testimin e vitit të kaluar, kanë dorëzuar dosjen dhe u është bërë vlerësimi me Shtojcën 3 a duhet të aplikojnë në Portal?

Çdo individ.


Kur dhe si do të shpallen datat e provimeve?

Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar do të zhvillohet në mjedise të planifikuara/përcaktuara nga DAR. Në portal në rubrikën TESTIMI, do të publikohen: • Programet orientuese • Lista e individëve/kandidatëve që fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në testim hartohet nga DAR/ZA. • Rezultatet e testimit shpallen në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet për rezultatin edhe në DAR/ZA.


 Kur dhe si do të shpallen vendet vakante në arsim?

Informacioni për vendet vakante, gjendet në rubrikën VENDE VAKANTE të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ky informacion përditësohet në dinamikë nga çdo DAR/ZA.


 Çfarë nevojitet për të patur një formular të plotësuar saktë?

Ka të drejtë të plotësojë formularin e aplikimit, çdo individ që kualifikohet nga DAR/ZA pas shqyrtimit të dosjeve të aplikimit. Çdo i interesuar duhet të ngarkojë gjatë plotësimit të formularit dy dokumente: • formularin e pranimit të lëshuar nga DAR/ZA • Dokumenti identifikues që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale Një individ që dëshiron të aplikojë duhet të tregojë kujdes në plotësimin e këtij formulari pasi nuk ka të drejtë ta përsërisë atë pas konfirmimit të aplikimit.


 Ku do të kem mundësi ta gjej rregulloren e testimit?

Në rubrikën TESTIMI në ambientin Dispozita ligjore do të jenë të prezantuara të gjitha aktet ligjore referuar këtij procesi si rregullorja e testimit.


 Sa herë kam mundësi të aplikoj në portal?

Ju duhet të aplikoni vetëm një herë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në plotësimin e fushave. Pas konfirmimit nuk keni më mundësi të bëni ndryshime.


 Sa ditë do të zgjasë procesi i testimit?

Testimi do jetë në të njëjtën ditë dhe orë në gjithë DAR-et.(mjediset e përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht).


 Ku do të behet testimi dhe a kam të drejtë të zgjedh zonën e testimit pavarësisht vendbanimit tim?

Gjatë plotësimit të formularit ju mund të zgjidhni vetë Drejtorinë Arsimore ku doni të zhvilloni testimin.


Të gjithë të regjistruarit në portal do të jenë kandidatë për t’u testuar?

Do të jenë kandidatë për testim të gjithë aplikantët që kanë diplomë mësuesie sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi. Lista e kandidatëve që fitojnë të drejtën hartohet nga DAR/ZA.


 Duhet të dorëzoj dosje të aplikimit pranë DAR/ZA-ve?

Po dosja duhet të dorëzohet në DAR/ZA. 


 Për çfarë do të testohem?

Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.


Kur do të shpallen rezultatet e testimit, si do të behet vlerësimi i tyre dhe ku mund të marrim informacion?

Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet edhe në DAR/ZA.


 Si do të bëhet rankimi i fituesve?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në: - Vlerësimin e dosjes - Rezultatin e arritur në testim.


 Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit?

Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale (DAR/ZA) dhe rezultati përfundimtar i arritur.


 Kur do të behet publik informacioni në lidhje me vendet vakante?

Informacioni do të bëhet publik në vijimësi.


A do të jetë vetëm rezultati në testim si faktor përcaktues për punësimin?

Po. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim. 


 Nëse kam ndryshuar gjeneralitetet për shkak të statusit familjar me kë mbiemër duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni me të dy mbiemrat duke lënë hapësirën ndërmjet.


 Nëse jam duke ndjekur praktikën mësimore mund të testohem?

Jo.


 Aplikojnë në këtë portal ata që kanë mbaruar fakultetin e ekonomisë?

Aplikojnë ata që kanë mbaruar . - Ekonomi, por kanë kryer një Master në mësimdhënie dhe provim shteti.


 Aplikohet për profilin Edukim Fizik?

Po aplikohet.


 A do të aplikojnë psikologet?

Jo, nëse nuk kanë përfunduar një cikël studimesh në mësuesi.




(Përgatiti për publikim Nanila Allkja Bicaku, Portali Shkollor) 

19,109 Lexime
4 vjet më parë