Provimi i licencës

QSHA njofton zyrtarisht: Provimi i licencës për vitin 2022 do të zhvillohet gjatë periudhës Prill - Maj

Provimi për mësuesit e rinj apo marrja e licencës nga mësuesit kandidat për këtë vit do të zhvillohet përgjatë muajit prill-maj. Kalendari dhe listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat, do t'i publikojmë në ditët në vijim.

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, QSHA ka bërë me dije se provimi i licencës do të zhvillohet gjatë periudhës Prill - Maj 2022, në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).


Kalendari dhe listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat, do të publikohen në ditët në vijim në faqen tonë.


Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar nga QSHA. 


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

5,921 Lexime
2 vjet më parë