QTA trajnim më 14-15 shkurt, moduli “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon më 14 -15 Shkurt 2026 trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit me modul “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”. Më poshtë gjeni linkun për regjistrim dhe detaje të tjera.
Qendra e Trajnimeve Albas në datën 14-15 Shkurt 2026 zhvillon trajnimin me kredite për modulin
“ Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”.
Moduli synon:
Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura për menaxhimin e sjelljes dhe konflikteve në klasë.
Moduli trajton:
- terminologjia menaxhim i sjelljes dhe rëndësia e saj.
- lidhja mes dy proceseve: menaxhim dhe zgjidhje e konflikteve
- praktika të menaxhimit efektiv të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve
- instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve
- rrugët për menaxhimin e procedurave dhe zgjidhjes së konflikteve
- platforma personale të menaxhimit të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit parauniversitar
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22578
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim më 31 janar, moduli “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
QTA trajnim më 7- 8 Shkurt, moduli “Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e historisë dhe gjeografisë”
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës