Maqedoni

Rezultatet e maturantëve, nota mesatare është 3.42

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, nota mesatare për arritjet e maturantëve për këtë vit është 3.42. Nota mesatare është më e lartë krahasuar me një vit më parë ku nota mesatare ishte 3.37.

Këtë vit shkollor provimit të maturës shtetërore iu nënshtruan 16.859 nxënës, prej të cilëve 8.729 gjimnazistë,7.866 arsim i mesëm profesional dhe 264 arsimi i mesëm për arte.

Nxënësit të cilët mendojnë se duhet të parashtrojnë ankesë, atë mund ta bëjnë përmes Komisionit për Maturë Shtetërore me 14 korrik 2016, nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Rezultatet e ankesave do të publikohen më 20 korrik në shkollë. 

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, nota mesatare për arritjet e maturantëve për këtë vit është 3.42. Nota mesatare është më e lartë krahasuar me një vit më parë ku nota mesatare ishte 3.37.

Mundësia tjetër për t'ju nënshtruar provimit është në muajin gusht, ndërsa paraqitja në shkollë zgjat 13 deri më 21 korrik.

2,814 Lexime
7 vjet më parë