Rezultoi fals/ Mesazhe kërcënuese për bomba në shkolla, e-maili që ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, prindërit dhe mësuesit të shqetësuar
Një e-mail i mbërritur në Policinë e Shtetit ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla. Sipas informacioneve, pas kontrolleve të policisë në shkolla, e-maili ka rezultuar fals. Ndërsa ende vijojnë kërkimet nëpër shkolla, mësimi thuhet se vijon normalisht.
Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla.
Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist, ku përmendet emri ‘Allah’, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”, dhe duke përmendur rastin e sulmit në Nicë të Francës.
Emaili i dërguar shkollave
Sakaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa. Nga një vëzhgim i medieve nëpër shkollat e Tiranës, rezulton se pranë tyre ka prani të shtuar policore dhe se pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht. Ndër të tjera Policia e Shtetit garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.
Ndërkohë reagimet e dërguara në adresat tona të Portalit Shkollor tregojnë shqetësim nga ana e prindërve dhe mësuesve, të cilët ndihen të pasigurt.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Udhëzimi për vitin shkollor 2024-2025 në sistemin arsimor parauniversitar
Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit
Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Nxitje dhe zhvillim për shkencën e hapur, financim i qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin