MESAZHI

Rifillimi i mësimit në të gjitha shkollat, Ministrja Shahini mesazh falënderimi për punën e mësuesve

Duket se të hënën procesi mësimor do t’i kthehet normalitetit për të gjithë. Por ende pritet një përgjigje zyrtare nga MASR. Sakaq, Ministrja Shahini ka shprehur një falënderim për punën e mësuesve për të pritur nxënësit në shkollat pritëse.

Me anë të një video-mesazhi nga Durrësi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Besa Shahini ka shprehur një falëndërim të sinqertë për të gjithë mësuesit e angazhuar gjatë kësaj jave në lidhje me përgatitjen e shkollave për të pritur nxënësit në Lezhë, Durrës dhe Tiranë. 


“Sot jemi në Durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit nga shkolla që nuk do të hapen, tek shkollat pritëse”, thekson Ministrja Shahini ndërsa shprehet gjithashtu:  “Unë besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj, me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona, ne do të jemi plotësisht gati që më 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore. Faleminderit edhe një herë, dhe ju mirëpres të hënën”.

(Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor)

2,575 Lexime
4 vjet më parë