Tiranë

Rikonstruktohen ambientet e reja të kopshtit “Bambi”

Në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë pasur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët gjatë këtij muaji.

Tiranës i është shtuar edhe një kopsht tjetër i rikonstruktuar, i cili pas ndërhyrjes së Bashkisë sëTiranës do të mirëpresë 200 fëmijë çdo ditë. Ambientet e reja të kopshtit “Bambi” ndodhen në njësinë administrative Nr. 10.

Praktika e vendosur jo zyrtarisht në bashki që i mbyllte kopshtet gjatë muajit gusht merr fund këtë verë. Në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë pasur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët gjatë këtij muaji.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja të kopshtit, me planin e ri vendor Bashkia e Tiranës do të aplikojë politikën se çdo leje ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një kopshti, një çerdheje ose një shkolle, sepse është e vetmja mënyrë që teksa Tirana urbanizohet, krijojmë më shumë mundësi për ata që zgjedhin të jetojnë në Tiranë.

2,057 Lexime
7 vjet më parë