
Rikonstruktohet kopshti numër 28 në Laprakë
Kopshti nr. 28 në zonën e Laprakës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë të sistemeve të jashtme, këndit të lodrave, këndit të ujit dhe rërës etj. Nga sot 120 fëmijët e kësaj zone të kryeqytetit do të kenë një kopsht ku do të mësojnë...
Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit të 16-të në Laprakë i cili do të presë 120 fëmijë të kësaj zone të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën për të rikonstruktuar 23 kopshte gjatë muajve të verës. Kanë mbetur ende pa rikonstruktuar 7 kopshte të tjera.
Kopshti nr. 28 në zonën e Laprakës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë të sistemeve të jashtme, këndit të lodrave, këndit të ujit dhe rërës etj. Nga sot 120 fëmijët e kësaj zone të kryeqytetit do të kenë një kopsht ku do të mësojnë dhe argëtohen në kushte më moderne. Sistemi hidraulik dhe sistemi elektrik janë bërë nga fillimi duke shmangur kështu problemet që shkaktonin me lagështirën dhe energjinë.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është prioritetet i bashkisë së Tiranës që të ofrojë të njëjtin standard punimesh si në qendër, ashtu edhe në periferi, si një mënyrë për të krijuar të njëjtat mundësi për të gjithë banorët e kryeqytetit.




Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat