Aktualitet

Risitë e Programit "Shkolla 2023": Portofoli digjital, mësuesi mentor, Platforma interaktive e trajnimeve dhe mësuesi lider

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, një nga projektet më ambicioze në fushën e arsimit në Shqipëri, parashikon një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në sistemin arsimor, duke përfshirë trajnimin e mësuesve dhe digjitalizimin e proceseve të mësimdhënies.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga projektet më ambicioze në fushën e arsimit në Shqipëri, parashikon një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në sistemin arsimor, duke përfshirë trajnimin e mësuesve dhe digjitalizimin e proceseve të mësimdhënies.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se një nga pikat kyçe të programit është krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla.


“Do të krijojmë Portofolin Digjital të mësuesit, i lidhur me formimin profesional, nga kredencialet elektronike, sistemi i kualifikimeve, regjistrimi i krediteve të trajnimeve të akredituara, dhe duke patur këtu një pamje të qartë në sistemin e monitorimit të performancës të mësimdhënies në shkolla duke i dhënë dhe më shumë përgjegjësi shkollës, drejtorive të arsimit dhe Agjencisë së Standardeve dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, si garanci për zhvillimin profesional të burimeve tona njerëzore”, tha ministrja Manastirliu.


Gjithashtu, ministrja Manastirliu tha se ngritja e një Platforme Interaktive të Trajnimeve, e cila do të përdorë inteligjencën artificiale për të ofruar plane të personalizuara të trajnimit, është një tjetër objektiv kyç.


“Brenda kohës të zbatimit të këtij Programi, do ndërtojmë Platformën Interaktive të Trajnimit duke mundësuar përmes Inteligjencës Artificiale të evidentojmë nevojat dhe planet e personalizuara formative për mësuesit. Në aspektin e zhvillimit të karrierës, programi synon të krijojë një model të ri të shkallëve të kualifikimit të mësuesve, të shoqëruar me iniciativa financiare”, tha Manastirliu.


“Investimi për sistemet digjitale, trajnimi i mësuesve për përdorimin e teknologjisë, pajisja e tyre me teknologjinë të re në përdorim në shkolla, do bëjë të mundur të ecim drejt të ardhmes, drejt personalizimit të mësimdhënies sipas nevojave të nxënësit”, shtoi ajo.


Programi gjithashtu përfshin një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, duke u ofruar atyre mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe të përmirësojnë praktikat e tyre mësimore. Ky zhvillim përfshin krijimin e një portofoli digjital për mësues dhe përdorimin e platformave interaktive për trajnimin.



Parashikohet dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi lider, ose mentor. Brenda shkollës do të ketë mësues mentor i cili do i dedikohet tërësisht profesionalizmit të mësuesve dhe fuqizimin e kolegëve të tij. “Synojmë të formohet rrjeti i mentorëve dhe lidershipit të shkollës” tha ministrja Manastirlu. 

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,390 Lexime
10 muaj më parë