Arsimi diasporë

“Rrënjët nuk Mërgojnë”/ Gjuha shqipe do të mësohet në shkollat e Parmës

Shkolla Shqipe “Scanderbeg” është zyrtarisht në shkollat italiane publike në qytetin e Parmës. Një ngjarje historike kjo për komunitetin shqiptar në Parma e realizuar një pune të jashtëzakonshme të Forumit të gruas shqiptare në Parma(Forum Donne Indipendenti) dhe shkollës shqipe Scanderbeg.

Shkolla Shqipe “Scanderbeg” është zyrtarisht në shkollat italiane publike në qytetin e Parmës. Një ngjarje historike kjo për komunitetin shqiptar në Parma e realizuar një pune të jashtëzakonshme të Forumit të gruas shqiptare në Parma(Forum Donne Indipendenti) dhe shkollës shqipe Scanderbeg.


Kështu gjuha shqipe do të jetë lëndë më zgjedhje në shkollën publike “Racagni” në Via Renzo Ildebrando Bocchi, 33, 43126 Parma PR.


“I gjithë komuniteti shqiptar në Parma e rrethina feston arritjen më të madhe të punës kolosale të bërë ndër vite nga intelektualët shqiptarë, mësuesit e shkollës shqipe në Parma. Ndihemi të lumtur dhe një ndjesi feste ka kapluar qënien tonë. Nuk mund ta imagjinoni sa punë sa sakrificë, por që sot e kurorëzuar me një sukses të jashtëzakonshëm, mund të them: I’a vleu!” thotë për Diaspora Shqiptare Elvira Lashi, mësuese dhe Drejtuese e Forum Donne Indipendenti e cila shton se Forumi ka të gjitha kredencialet burokratike dhe fale presidentes Marsida Mehdiu që ka kryer një drejtim të jashtëzakonshëm duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në qytetin e Parmës dhe rrethina.


Ky projekt u realizua nga mësuesit e Shkollës Shqipe Scanderbeg me ndihmën organizative, burokratike të shoqatës Forumi i Gruas Shqiptare në Parma, në bashkëpunim të jashtëzakonshëm të Institutit Shkollor I.C. Bocchi me presidenten zonjën e nderuar Manuela Nardella e cila me këmbëngulje dërgoi për miratim projektin “Rrënjët nuk Mërgojnë” në këshillin e Institutit, e prezantoi, e mbështeti dhe i dha të gjitha motivet pozitive duke u miratuar në unanimitet.


Gjithashtu projekti u mbështet dhe u ndoq hap pas hap nga kabineti ndërkulturor dhe aksesores Daria Jacopozzi dhe bashkëpunëtorët e saj.


Ky projekt u miratua nga Bashkia e Parmës duke i dhënë mbikëqyrjen, mbështetjen ekonomike dhe lejen për përdorimin e klasave komunale të Shkollës Racagni, Kursit të Gjuhës e Kulturës Shqiptare në Parma, që në këtë tetor hyn në vitin e 14-të shkollor.


Në njoftimin zyrat gjithashtu shpreher mirënjohje edhe për mësuesit që ndër vite kanë kontribuar dhe në veçanti ata mësues që kurrë nuk reshtën së mbështeturi këtë mision përtej presioneve antishqiptare, karrieriste në Parma. Falë nxënësve që e mbajtën gjallë me zërat e tyre, falë prindërve që mbështetën mësuesit dhe deshën Gjuhën e Kombit të tyre, shqiptarëve të Parmës që besuan në njerëzit punëtorë e të ndershëm, atyre që ndoqën mësuesit, i respektuan ata, atyre që dhuruan për të përballuar shpenzimet e qirave, materialeve shkollore etj…


Katër shkolla të tjera në Parma kanë marrë në konsideratë projektin tonë #Rrënjët nuk Mërgojnë. Ftojmë mësuesit vullnetarë (që në Parma janë të shumtë), që dëshirojnë të dhurojnë një orë ose dy, për kombin, për misionin, për gjuhën, për vazhdimësinë e punës së madhe 14-vjeçare.


Ndërkohë mësuesit e këtij viti shkollor vazhdojnë të jenë:Durim Lika, Sabrije Kulla, Erlinda Hoxha, Zamira Shkurti, Elvira Lashi, Nertila Dervishi, Mimoza Cerri, Elona Marika. 

Shkolla Shqipe Scanderbeg do të zhvillohet në klasat e Shkollës “Racagni” në Via Renzo Ildebrando Bocchi, 33, 43126 Parma PR.

Për Informacione dhe regjistrime mund të kontaktoni në mail: [email protected]



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

945 Lexime
1 vit më parë