Pagat në arsim

Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari

Rritja e pagave për mësuesit e sistemit parauniversitar do të jetë 15%. Konkretisht paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 65,800 lekë që është do të bëhet 72,100 lekë. Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve nga 68,800 lekë që është do të bëhet 75,550 lekë.

Referuar deklaratës që ka bërë Kryeministri Edi Rama tanimë kemi mësuar se edhe pagat e mësuesve të arsimit parauniversitar do të rriten me 15%. Kjo rritje do të hyjnë në fuqi që nga data 1 janar 2021.


Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dha edhe detajet se sa do të rriten konkretisht pagat e mësuesve duke bërë edhe një krahasim me sa kenë qenë ato më parë.

"Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë.Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë", ka thënë ministrja Denaj. 


Kështu, në sistemin arsimor shqiptar, paga mesatare është 65.800 lekë, me rritjen 15% (6.300 lekë) shkon në 72.100 lekë në 2021, ndërsa paga mesatare bruto e mësuesve është 68.800 lekë, me rritjen 15% (6.750 lekë) shkon në 75.550 në 2021. Pagat e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 2013 në 2021 janë rritur me 21.6%, ato të shkollave të mesme me 21.3%.


Në një deklaratë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi për rritjen e pagave u shpreh se: “Rritja prej 15% e pagës së arsimtarëve duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen është dëshmi reale e mbështetjes së qeverisë shqiptare ndaj kësaj kategorie vitale të shoqërisë, falë sakrificës e përkushtimit të të cilëve përmirësohet gjithmonë e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja”.


Shqipëria krahasuar me Rajonin

Krahasuar me vendet e rajonit, konkretisht Maqedoninë e Veriut, në arsim flasim për një diferencë shumë të vogël me këtë rritje të realizuar në 2021. Rroga mesatare e një mësuesi në Maqedoninë e Veriut  është 54.676 lekë (2020). Ndërsa rroga mesatare në Shqipëri për këtë profesion është 60.758 lekë (2021). 



Përgatiti N.Allkja Biçaku 

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

 

76,853 Lexime
3 vjet më parë