mas

Rrjeti eTwinning, një hapësirë bashkëpunimi për gjithë mësuesit

eTwinning është një projekt i Komisionit Europian, ku Shqipëria aderon për herë të dytë këtë vit, falë pikërisht përpjekjeve dhe përkushtimit të mësuesve

Gjatë takimit me mësues të angazhuar në eTwinning, ashtu sikundër edhe mësues të rinj të përzgjedhur nga DAR/ZA-të, të cilët patën mundësinë të njihen me këtë program, se çfarë mundësish ofron ky program dhe si ata mund të jenë pjesë e tij.

Në këtë takim të organizuar, mësuesit festuan së bashku duke shkëmbyer edhe kontaktet e tyre për binjakëzime të mëtejshme.

Gjithashtu në takim Shërbimi Kombëtar i Mbështetjes për Shqipërinë prezantoi edhe drejtimet e implementimit të këtij programi për këtë vit.

Ky vit do të sjellë ide te reja, të cilat do të ndikojnë jo vetëm gjithëpërfshirje në këtë program, por edhe mundësi të zhvillimit profesional të mësuesve të përfshirë, ku nuk mungojnë trajnimet në nivel ndërkombëtar, pjesëmarrjet në workshop-e dhe konferenca globale.

eTwinning është një projekt i Komisionit Europian, ku Shqipëria aderon për herë të dytë këtë vit, falë pikërisht përpjekjeve dhe përkushtimit të mësuesve.

Statistikat tona ne vitin e pare te përfshirjes në këtë program tregojnë pikërisht përkushtim dhe angazhim profesional, drejt përmirësimit në drejtim të integrimit të teknologjisë në mësimdhënie e mësim nxënie.

2,030 Lexime
8 vjet më parë