Thirrje për pjesmarrje

Seminari XIV për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) e Republikës së Kosovës, do të organizojnë seminarin XIV për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Të nderuara kolege,

Të nderuar kolegë,

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) e Republikës së Kosovës, do të organizojnë seminarin XIV për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Duke u mbështetur në kalendarët shkollorë të shteteve të ndryshme dhe për të mundësuar pjesëmarrje të gjerë të mësuesve të diasporës, seminari i këtij viti do t’i zhvillojë punimet në datat 31 korrik-03 gusht 2018, në qytetin e Tiranës.


Mësues/et/it e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, të cilët duan të marrin pjesë në këtë seminar për zhvillimin e tyre profesional, duhet të aplikojnë deri më 15 maj 2018 këtu.

Pasi klikohet linku, hapet fletëthirrja ku çdo aplikant duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara. Pas plotësimit, kontrollohen dhe njëherë të dhënat dhe jepet SUBMIT (në fund të formularit). Të dhënat më pas i shkojnë automatikisht personave të cilët janë vendosur për menaxhimin e listës.


Konfirmimi për pranimin e prezantimit/kumtesës do të bëhet deri më 15 qershor 2018

Përmes prezantimeve të ndryshme dhe punës konkrete në grupe pune, dy tema bosht do ta karakterizojnë edicionin e sivjetshëm:


1. Mësimi i integruar (ndërlëndor)

2. Gjuha standarde dhe dialektet 


Lidhur me këto dhe tema të tjera të fushës së metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies e të nxënies nga lëndët gjuhë shqipe e letërsi shqiptare, histori dhe gjeografi, trashëgimi kulturoredhe artistike etj., pedagogjisë ndërkulturore, mësimit kontrastiv (ndërmjet gjuhësh, kulturash etj.), mësimit të diferencuar etj., në seminar do të angazhohen ligjërues/lektorë shqiptarë (punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit, titullarë dhe zyrtarë shteti) si dhe të paktën një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe.

Po ashtu, pritet që një pjesë shumë të çmuar të programit ta përbëjnë prezantimet-ligjëratat

profesionale të vetë mësueseve e të mësuesve që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në diasporë.


Paraqitja dhe dërgimi i punimit të propozuar: 

Edhe në këtë formular, ashtu si dhe në formularin e parë, plotësimi i të dhënave bëhet për çdo

aplikant më vete. Pas plotësimit klikohet përsëri butoni SUBMIT dhe të dhënat i shkojnë

personave të vendosur për menaxhimin e listës.

Afati për konfirmimin e paraqitjes me prezantime/kumtesa është deri më 15 maj 2018.

Konfirmimi për pranimin e prezantimit/kumtesës do të bëhet deri më 15 qershor 2018

Prezantimet nuk duhet të zgjasin më shumë se 30 minuta.

Të tjera:

 Meqë pjesa kryesore e seminarit do të zhvillohet në grupe pune tematike më të vogla

(punëtori-Workshope), janë të mirëpritura edhe propozime për aktivitete të ndryshme

profesionale.

Brenda datës 15 maj 2017 të paraqiten edhe propozimet për promovime krijimesh

autoriale në fushat me interes didaktik; tekste e mjete mësimore, materiale e produkte të

tjera konkrete me interes mësimor etj.

 Edhe këto propozime te paraqiten duke aplikuar këtu

 Konfirmimi për pranimin e promovimit do të bëhet deri më 15 qershor 2018.

 Deri në datën 01 korrik 2018 do t’ju dërgojmë programin e plotë të seminarit.


Personat që do të menaxhojnë listat e pjesëmarrësve mësues dhe të pjesëmarrësve referues do të jenë:

 Znj. Anila Ferizaj, MASR, Shqipëri

 Z. Nuhi Gashi, MASHT, Kosovë


Konfirmimi për pjesëmarrje në seminar si mësues ose si referues do të realizohet nga të dy

përfaqësuesit e ministrive përkatëse, z. Nuhi Gashi dhe znj. Anila Ferizaj.

(Portali Shkollor)

2,046 Lexime
5 vjet më parë