VENDIMI

Shahini: Mësuesit do të punojnë nga shtëpia apo nga shkolla dhe do të krijojnë klasa virtuale në rrjete sociale

Ministrja Shahini ka deklaruar se pezullimi i mësimit nis nga dita e sotme (09.03.2020) deri në 23 mars dhe shtrihet në të gjithë sistemin arsimor, nga ai parashkollor, në të lartë. Do të nis zbatimi i planit që mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit.

    • Shkollat, kopshtet e çerdhet do të jenë tëmbyllura deri më 23 mars;
    • Mësuesit do të vazhdojnë të punojnë ngashtëpia apo nga shkolla dhe do të krijojnë klasa virtuale në rrjete sociale;
    •  Komunikimi me nxënësit do të bëhet përmesprindërve të tyre;
    • Udhëzimin për mësuesit dhe për punën që dota bëjnë këto 2 javët e ardhshme do ta publikojmë së shpejti.


    Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, zbardhi detaje mbi vendimin e qeverisë për të pezulluar për dy javë mësimin në të gjitha shkollat shqiptare, për shkak të mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.


    Në një dalje për media, ministrja deklaroi se mësimi do të vijojë nëpër shtëpi, ku do të krijohen “klasa virtuale” në telefona dhe mësuesit do iu dërgojnë gjithçka nxënësve.


    Kjo, sipas ministres, do të ndodhë, pasi nuk do të mund të zëvendësohen dot të gjitha orët e mësimit, për shkak të humbjes së orëve të mësimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkaq, ministrja e Arsimit tha se nuk do të shtyhet datat për provimet e maturës shtetërore dhe se gjimnazistëve do u dërgohen materiale udhëzuese. 


    “Jemi duke bërë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave, të cilët do të orientojnë mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit dhe të japin instruksione nxënësve që të mësojnë nga shtëpia. Fatmirësisht, rrjetet sociale nga ndihmojnë shumë, sepse të gjithë prindërit i kemi në grupe Whatsapp-i me mësuesit e fëmijëve të tyre, ku mund të komunikojnë rregullisht për instruksionet e ndryshme që mund të marrin ata, që t’i orientojnë fëmijët e tyre të punojnë nga shtëpia. Materialet e ndryshme të disponueshme për nxënësit dhe mësuesit, siç janë libërthat dhe pyetjet për maturantët - unë besoj se ata kanë të nevojshme një ndihmë shtesë këto ditë. Librat e mësuesve, leksionet e ndryshme virtuale, do të ndahen çdo ditë nëpër rrjetet sociale me drejtorët e shkollave të cilët pastaj do t’ua transmetojnë mësuesve, dhe ata prindërve, dhe nga prindërit tek nxënësit. Një formë e punës që po e shqyrtojmë është selfie-video, pra nëse ka pyetje që grumbullohen tek ai chati (bashkëbisedimi) me prindërit e nxënësve dhe me mësuesit, dhe ka pyetje  për një leksion të caktuar, mësuesi apo mësuesja mund të bëjë një video me përgjigjet, një video të shkurtër, që e dërgon në grup dhe pastaj shpërndahet tek nxënësit", deklaroi Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. 


    Shahini nuk harroi të përmendte edhe porositë e rastit për nxënësit dhe studentët: "Duhet të mësoni në shtëpi, t’i lexoni librat shkollorë, t’i bëni detyrat e shtëpisë siç jua japin instruksione mësuesit sepse është përgjegjësi e juaja, nëse po flasim për nxënësit e rritur dhe studentët, dhe përgjegjësi e prindërve nëse flasim për nxënësit më të vegjël, që në këtë fazë kur jemi dashur që të ndërmarrim një masë ekstreme për të parandaluar përhapjen e virusit, ata të mos mbeten mbrapa me mësime dhe me rezultatet mësimore". 


    Shahni shtoi se po komunikon me të gjitha bashkitë për dezinfektimin e shkollave. 


    “Besoj që do bëhet dezinfektimi. Po bashkëpunojmë me bashkitë”, shtoi ajo.



    Fjala e plotë e Ministres së MASR, Besa Shahini, në konferencën e sotme për media në lidhje me pezullimin e mësimit për dy javë me qëllim frenimin e përhapjes së virusit COVID-19.

    (Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

    7,908 Lexime
    4 javë më parë