Aktualitet

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç hap dyert për nxënësit e saj

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç ka hapur dyert për nxënësit e saj. Kjo shkollë e re e ndërtuar me kushtet më bashkëkohore, ka gjithsej 207 nxënës dhe përbëhet nga 4 kabinete, 12 klasa, salla për mësuesit, kënde për psikologun dhe infermierin, palestër dhe bibliotekë.

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç ka hapur dyert për nxënësit e saj. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. 


Kjo shkollë e re e ndërtuar me kushtet më bashkëkohore, ka gjithsej 207 nxënës dhe përbëhet nga 4 kabinete, 12 klasa, salla për mësuesit, kënde për psikologun dhe infermierin, palestër dhe  bibliotekë. 

Postimi i Ministres Evis Kushi:

Një tjetër shkollë e re sapo ka hapur dyert për fëmijët e Laçit, në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti. Ta gëzojnë dhe sa më shumë suksese për nxënësit, mësuesit dhe të gjithë komunitetin e zonës! 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



927 Lexime
1 vit më parë