Shkolla me përvojë

Shkolla "Gjovalin Gjadri", model i traditës së artit dhe zejeve

Kjo është ndër shkollat model jo vetëm në zhvillimin e kurrikulave shkollore, por edhe të ruajtjes së traditës, kulturës dhe artit të zejeve së Zonës së Zadrimës. Prej disa vitesh është ngritur madje një muze historik dhe etnografik.

Zëvendës ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit  Nina Guga vizitoi këto ditë shkollën e mesme të bashkuar "Gjovalin Gjadri" në Gjadër të Lezhës. Në këtë shkollë prej 16 vitesh ka punuar si mësues dhe drejtues Hasan Muça, i cili të hënën mori detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë. 


Kjo është ndër shkollat model jo vetëm në zhvillimin e kurrikulave shkollore, por edhe të ruajtjes së traditës,  kulturës dhe artit të zejeve së Zonës së Zadrimës. Prej disa vitesh është ngritur madje një muze historik dhe etnografik.


Zëvendësministrja Guga në faqen e saj zyrtare vlerëson këtë fakt duke deklaruar: "Në një vizitë pune në shkollën e mesme të bashkuar ‘Gjovalin Gjadri’ në Gjadër të Lezhës, pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e shkëlqyer të stafit mësimor dhe drejtues të kësaj shkolle. Një shkollë model në pamje dhe përmbajtje, ku përveç kompetencave të kurrikulës nxënësit zhvillojnë traditën e bukur të arteve e zejeve të zonës së Zadrimës. Një përvojë e mrekullueshme pune që duhet të shërbejë si shkëmbim eksperience edhe me shkolla të tjera duke vendosur theksin te bashkëpunimi i shkollës me komunitetin".


Lindita Kokaj


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,673 Lexime
2 vjet më parë