Shkolla pa ngrohje, nxënësit: Është ftohtë, s’rrihet në klasë

Në një kohë kur temperaturat në Korçë janë ulur deri në -15 gradë celcius,nxënësit në Shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Mollas të rrethit Kolonjë, zhvillojnë mësimin pa ngrohje

Në një kohë kur temperaturat në Korçë janë ulur deri në -15 gradë celcius,nxënësit në Shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Mollas të rrethit Kolonjë, zhvillojnë mësimin pa ngrohje.

Ata thonë se mësimi në këto kushte është thuajse i pamundur, ndërsa detyrohen të veshin rroba të trasha për të përballuar acarin ndërsa dëshira e vetme për ta është ndërtimi i një shkolle si gjithë të tjerët.

Nga ana tjetër shqetësimi ngrihet edhe nga drejtori i kësaj shkolle, Marjol Beqiri i cili thotë se kushtet janë të vështira ndërsa temperaturat kanë sjellë edhe reduktimin e orëve të mësimit pasi është e pamundur zhvillimi normal i proçesit mësimorë. Në shkollën e Mesme të Bashkuar “Mustafa Jashari” zhvillojnë mësimin 78 nxënës në kushte të mjerueshme ndërsa investimet e premtuara prej vitesh kanë mbetur në një copë letëe duke rrezikuar rrënimin e godinës.

(News24)

2,163 Lexime
8 vjet më parë