
Shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se institucionet arsimore do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023. Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se dita e hënë para festave kombëtare, pra data 27 nëntor, do të jetë pushim për shkollat.
“Njoftojmë se institucionet arsimore do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023 bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave ‘Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi’. Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftimin e MAS.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet