
Shpërndarja e teksteve shkollore falas
Këto ditë po zhvillohet shpërndarja e teksteve falas për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në të gjithë Shqipërinë. Albas ka dërguar tekstet përkatëse sipas porosive të drejtuesve të shkollave.
Këto ditë po zhvillohet shpërndarja e teksteve falas për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në të gjithë Shqipërinë. Albas ka dërguar tekstet përkatëse sipas porosive të drejtuesve të shkollave në bazë të përzgjedhjes që kanë bërë mësuesit në të gjithë vendin.
Stafet pedagogjike janë përkushtuar që tekstet t’i paketojnë dhe të organizohen sa më mirë që kjo shpërndarje të jetë korrekte dhe nxënësit të shfletojnë gjithë gëzim librat e tyre.
Një ndër shkollat që vihet re përkushtimi maksimal në estetikën me të cilën ja përgatitur paketat me libra është shkolla e mesme e bashkuar "Qazim Shehu" Shtiqen, Kukës ku nxënësit e klasave të para, të dyta ,të treta dhe të katërta të shoqëruar nga prindërit e tyre morën librat shkollor FALAS NË PËRDORIM. Mësuesit e palodhur dhe prindërit korrekt bënë të mundur shpërndarja e teksteve 100%.
Stafet pedagogjike po realizojnë procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore sipas Udhëzimit Nr.24, datë 19.07.2018 te MASR, për dhënien e teksteve shkollore falas, kl. I- IV.


Portali Shkollor ju uron suksese!
(Portali Shkollor)
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill