Marrëveshja

Shqipëria firmos marrëveshje bashkëpunimi në arsim me Turqinë

Ministrja Kushi dhe homologu i saj turk firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit në arsim. Në thelb të kësaj marrëveshjeje është rritja dhe promovimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në një sërë fushash, duke filluar me nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit dhe botimeve shkencore.

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar në Ankara, Turqi dhe në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, Ministrja Evis Kushi dhe homologu i saj turk Ziya Selçuk kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit. 


Në thelb të kësaj marrëveshjeje është rritja dhe promovimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në një sërë fushash, duke filluar me nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit dhe botimeve shkencore në fushat e arsimit; si dhe shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve dhe nxënësve. 


Shkëmbimi i përvojave në të gjitha fushat e arsimit, në fushën e teknologjive të reja të aplikuara në arsim apo përvojave në fushën e zhvillimit të kurrikulës; inkurajimi reciprok të pjesëmarrjes së studentëve në konkurset shkencore dhe kulturore të organizuara në të dy vendet; pjesëmarrja e ndërsjellë në seminare, konferenca, studime shkencore ose bashkëpunimi për zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe binjakëzimet mes institucioneve arsimore ishin disa prej pikave të tjera të rëndësishme në kuadër të kësaj marrëveshjeje.



Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

220 Lexime
1 javë më parë