
Shqipëria forcon inovacionin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve, prezantuar nga Kumbaro në takimin me Komisioneren Europiane
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në Ministerialin e Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi, prezantoi për Komisioneren Europiane Ekaterina Zaharieva rritjen e investimeve në kërkimin shkencor, përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve, duke forcuar bashkëpunimin akademik.
Kumbaro takim me Komisioneren Europiane Ekaterina Zaharieva: Shqipëria hapa domethënës në rritjen e investimeve për inovacion dhe në ndërkombëtarizimin e universiteteve
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mori pjesë në Ministerialin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin të mbajtur në Mal të Zi, ku në fokus të takimit ishin Infrastrukturat Kërkimore dhe Inteligjenca Artificiale.
Kumbaro prezantoi para ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres Europiane për Startup, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva, zhvillimet më të fundit të Shqipërisë në këtë drejtim duke vendosur fokusin tek rritja e fondeve për kërkim shkencor dhe dyfishimi i investimeve në infrastrukturën kërkimore.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, ministrja Kumbaro zhvilloi një takim bilateral me Eurokomisoneren Zaharieva me theksin tek investimet e Shqipërisë për rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, përdorimit të Inteligjencës Artificiale, programet e bashkëpunimit me diasporën akademike dhe ndëkrombëtarizimin e universiteteve.
“Përmes programeve të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, një fokus të veçantë po i jepet si bashkëpunimeve me diasporën akademike, ashtu edhe mbështetjes së studimeve të doktoraturës sipas fushave prioritare, ndërsa implementimin e Inteligjencës Artificiale e kemi nisur që në arsimin parauniversitar për të krijuar një zinxhir të qëndrueshëm të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shërbim të shkencës. Duam që universitetet shqiptare të kthehen në pole zhvillimi rajonal, që jo vetëm përgatisin studentë, por krijojnë dije të re dhe gjenerojnë zgjidhje për industrinë dhe politikbërjen”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Eurokomisionerja Zaharieva nga ana tjetër, uroi ministren Kumbaro për detyrën si Ministre e Arsimit dhe përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për investimet për rritjen e përdorimit të inovacionit në kërkimin shkencor.
Ministrja Kumbaro u takua edhe me homologen malazeze Andjela Jaksic-Stojanovic, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, me fokus rritjen e bashkëpunmit mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kërkimit dhe inovacionit, zbatimin e marrëveshje ekzistuese, si dhe mundësitë për të zgjeruar projekte të përbashkëta ndërkufitare në kërkimin shkencor, mobilitetin akademik dhe arsimin profesional.


© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Numri i ditëve të lejes vjetore të mësuesve dhe punonjësve të tjerë në IAP
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe