Konkursi për mësuesit

Shtyhet afati për pjesëmarrjen e mësuesve në konkursin “Antologji kujtimesh”, i mundësuar nga ALBAS

Siç tashmë jeni në dijeni, shtëpia botuese ALBAS do të bashkojë në një ANTOLOGJI kujtimet më të veçanta që mësuesit shqiptarë kanë me nxënësit e tyre! Për arsye të kërkesave, ne ju njoftojmë se kemi shtyrë afatin e pjesëmarrjes deri në fund të muajit gusht. Të gjitha hollësitë i gjeni më poshtë.

Për arsye të kërkesave nga vetë mësuesit për të marrë pjesë në konkursin  “Antologji kujtimesh”, ju njoftojmë se kemi shtyrë afatin e pjesëmarrjes deri në fund të muajit gusht. 


Ju kujtojmë se kjo nismë organizohet nga Portali Shkollor ALBAS dhe mundësohet nga shtëpia botuese ALBAS për të përkrahur të gjithë ata mësimdhënës shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Diaspora), që kanë pasion të shkruarin dhe duan të bëhen pjesë e një botimi antologjik me kujtime. Konkursi u shpall në Ditët Kombëtare të Mësuesve, më 7 Mars të këtij viti.  

 

E RËNDËSISHME: Temat mbi të cilat mund të shkruani:


Mos ngurroni të na dërgoni të shkruar një rrëfim autobiografik nga jeta juaj si mësimdhënës.  Në botimin antologjik do të përfshihen vetëm rrëfime të kujtimeve me ngjarje të spikatura nga puna juaj me nxënësit. Nuk pranohen esetë,poezitë, vjershat, opinionet, analizat etj.

Për shembull, ju mund të shkruani për kujtimin më të bukur që ruani edhe sot si mësues; për mbresat nga mësimdhënia ose nga puna me nxënësit; mund të shkruani edhe për çaste humoristike, mirënjohjeje, çaste lumturie, mund të shkruani për pyetjet më të sikletshme që ju kanë bërë ndonjëherë nxënësit; por mund të shkruani edhe për momentet më të vështira, pengjet, pendesat, kapërcimet e konflikteve, rastet e bullizimit e të tjera kujtime që ju doni t’i ndani e që ia  vlejnë për të dhënë mesazhe!


Përzgjedhja e shkrimeve


Të gjitha shkrimet letrare që do të na sillni do të publikohen në faqen e uebit të Portalit Shkollor ALBAS (www.portalishkollor.al) dhe ato shkrime që do të marrin më shumë LEXIME do të bëhen pjesë e botimit të librit, i cili do të dalë i shtypur gjatë Panairit të Librit “Tirana 2023”, i cili zhvillohet në muajin nëntor. Sigurisht pjesë e librit të botuar do të bëhen edhe shkrimet më të mira, të cilat do të zgjidhen nga bordi i shtëpisë botuese ALBAS.


Në faqen e uebsajtit të Portalit Shkollor tashmë ne kemi hapur një hapësirë të dedikuar, nënrubrikën “Antologji kujtimesh”, ku aty do të publikojmë vazhdimisht të gjitha shkrimet tuaja për pjesëmarrjen në konkursin që organizojmë. 


Kriteret e pjesëmarrjes në konkurs:

Për të marrë pjesë në këtë konkurs, ju duhet të na dërgoni: 

  • Shkrimin në Word, jo më shumë se 4 faqe A4
  • Jetëshkrimin tuaj (sa më shkurt) ose një CV
  • Një foto cilësore


Afati dhe adresa e dorëzimit të materialit: 

Dokumentacionin e plotë sipas kritereve të pjesëmarrjes duhet ta dorëzoni në adresën tonë elektronike [email protected] deri në fund të muajit gusht 2023.



Ne më pranë mësuesve!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,250 Lexime
1 vit më parë