LAJMI

Shtyhet mësimi në Tiranë, Vorë e Kurbin, Ministrja Shahini: Nis më 9 dhjetor

Në Qarkun Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë, mësimi rifillon më datë 9 dhjetor. Në gjitha bashkitë e tjera ku mësimi është pezulluar, do të rifillojë nesër më datë 5 dhjetor. Shkollat e dëmtuara kanë plan zhvendosjeje.

Ministria e Arsimit, ka shtyrë sërish datën për nisjen e mësimit në shkollat e bashkisë Tiranë, Kurbin dhe Vorë, kjo për shkak se duhen më shumë kohë për të riparuar dëmtimet e tyre nga tërmeti i pak ditëve më parë.  


Ndonëse u tha se mësimi do të nisë më 5 dhjetor, në një konferencë për mediat, Ministrja Shahini u shpreh se është vendosur që mësimi do të nisë më datën 9 dhjetor, ditën e hënë, dhe se Dita e Rinisë nuk do bëhet pushim, kjo për të rikuperuar orët e humbura të mësimit. 


Në gjitha bashkitë e tjera ku mësimi është pezulluar, do të rifillojë nesër më datë 5 dhjetor. Shkollat e dëmtuara kanë plan zhvendosjeje dhe transport të siguruar.


“Në bashkinë Tiranë, përveç fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, në Tiranë kemi disa shkolla që kanë dëme mesatare dhe aty mësimi rifillon me 9 dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private, të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt. Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë të mos hapen as më 9 dhjetor do i çojmë në shkollat pritëse, për këtë kemi siguruar transport dhe kemi ndarë dhe buxhetin. Shkollat private, pronarët duhet të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve në rast se godinat e tyre kanë dëme dhe ne do t’i monitorojmë me kujdes”, u shpreh Shahini.


Ndërkohë kujtojmë që mësimi edhe në shkollat e Durrësit do të fillojë po në të njëjtën datë, 9 dhjetor. Në rast ndryshimesh të tjera nga MASR ne do t’ju vëmë në dijeni.



(Portali Shkollor)

2,154 Lexime
4 vjet më parë