LISTAT E KONTROLLIT

Si mund të bazoheni për të bërë lista kontrolli

Ju sjellim mënyrat si mund të bëni lista kontrolli. Kur vlerësojnë nxënësit, mësuesit duhet të kenë parasysh parimet të rëndësishme. Jua rendisim më poshtë.

Kur vlerësojnë nxënësit, mësuesit duhet të kenë parasysh parimet të tilla të rëndësishme si: Vlerësimi duhet të jetë një mjet mbështetje;

-Të ndihmojë për përcaktimin e pozicionit individual, 

-Të nxjerrë pika për punën e mëtejshme, 

-Të forcojë konceptin ndaj vetes dhe vetë imazhin e nxënësve. 

Vlerësimi duhet të ndihmojë nxënësit të vlerësojnë veten e tyre dhe t’ua garantojë atyre këtë mundësi. 


Vlerësimi duhet të jetë transparent: nxënësit duhet të dinë bazat e vlerësimit, kriteret e vlerësimit, si dhe normat e përdorura. 

Vlerësimi duhet të jetë i përshtatshëm me përmbajtjen dhe qëllimet. Njohuritë duhet të vlerësohen ndryshe nga aftësitë. Mësuesit duhet të kenë parasysh funksionin e përzgjedhjes që ata përmbushin kur vendosin notat. 


Në vend të vetëm vlerësimit përmbledhës, bisedat dhe raportet duhet të shndërrohen në metodat dhe mjetet e ardhshme të vlerësimit. Vetëm duke vepruar kështu, ne mund të përmirësojmë transparencën brenda sistemit shkollor. 


Testet duhet të jenë të ndërtuara në atë mënyrë që të testojnë qasjen kundrejt qëllimeve të caktuara. (Testet ofrojnë gjithashtu informacion në lidhje me cilësinë e mësimdhënies që është përdorur për arritjen e këtyre objektivave: rezultatet e testimit, japin jo vetëm informacion në lidhje me arritjen e nxënësve, por edhe për cilësinë e mësimdhënies nga mësuesit).

 

Pyetje për vetëvlerësim 

Procesi i të mësuarit të nxënësve: Si mund të sigurohem unë se nxënësit i kanë arritur objektivat? A kanë përjetuar nxënësit rregullisht suksesin e të mësuarit? A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë? A u ofron mësimi im shanse të barabarta për sukses si djemve edhe vajzave? A e kryejnë nxënësit me vetëdije vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit të tyre dhe sjelljen e punës? A u është ofruar nxënësve ndonjë udhëzim për t’i ndihmuar ata në të mësuar? A munden nxënësit të kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen dhe rezultatet e tyre të të mësuarit? A u referohen nxënësit, në vetvlerësimin e tyre edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojave të tyre? A jam unë i ndërgjegjshëm për përparimin individual të nxënësve? Si mund të identifikoj problemet e mësimit të nxënësve si individë? Si mund të vëzhgoj ndërveprimin social në klasë? Si mund të mbaj një regjistër të vëzhgimeve dhe vlerësimeve për çdo nxënës dhe për klasën në tërësi? Disa pyetje në lidhje me procesin e të mësuarit të mësuesit: Si, kur dhe me kë diskutoj unë rreth mësimdhënies sime? Si mund t’i lejoj nxënësit e mi të marrin pjesë? Si mund ta lidh unë suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time? Si mund të dalloj unë përparimin tim në mësimdhënie dhe si mund të mësoj unë si mësues?

Në bazë të kësaj logjike bëhet lista e kontrollit që mund të jetë mujore, tremujore ose vjetore.



(Portali Shkollor)

4,767 Lexime
5 vjet më parë