Aktualitet

Si të regjistroni fëmijën tuaj në klasën e parë, dokumentet dhe procedura

Artikulli më poshtë përmbledh hapat e procedurës dhe dukumentet që duhet t’i keni parasysh për të regjistruar fëmijën tuaj në klasën e parë. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë, në e-Albania, të gjithë nxënësit që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.

Shërbimi elektronik "Regjistrimi në klasë të parë" u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë të arsimit fillor të gjithë nxënësit që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik. 


Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online, ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit. 


Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga NjVV-ja, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë. 


Aplikimi për regjistrim në klasën e parë mund të bëhet duke filluar nga data 8 Korrik 2024 deri më datë 31 Gusht 2024, ora 23:59. 



Dokumentacioni i nevojshëm 

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: 

Dokumenti i kujdestarisë ligjore (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore). 


Hapat e procedurës

1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; 

2.Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të parë";

3.Klikoni butonin "Përdor"; 

4.Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo"; 

5.Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës; 

6.Shkolla regjistron nxënësin kur është kryer procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm sipas kriteve të përcaktuara; 

7.Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit; 

8.Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës. 


Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 10 ditë dhe është pa pagesë. 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

341 Lexime
6 ditë më parë