Sindikata e Pedagogëve thërret marshim solidariteti me studentët: "Stop dhunës ndaj studentëve"
Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë thërret marshim solidariteti me studentët, të martën në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës. Me moton "Stop dhunës ndaj studentëve", SPUSH kërkon ndalimin e dhunës policore dhe hapjen e rrugës për dialog.
Marshimi do të zhvillohet të martën, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti me studentët, në ditën e gjashtë të protestës së tyre.
Përmes një njoftimi publik, sindikata shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si dhunë policore ndaj studentëve dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në marshimin me moton “Stop dhunës ndaj studentëve”.
Marshimi do të mbahet të martën, më 20 tetor 2026, në orën 10:00, në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).
SPUSH bën të ditur se ka qenë në mbështetje të protestës studentore që prej nisjes së saj, ndërsa e konsideron pjesëmarrjen në marshim një detyrim qytetar dhe njerëzor, me qëllim mbrojtjen e studentëve dhe krijimin e hapësirës për dialog.
Në thirrjen e saj, sindikata thekson rëndësinë e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë, duke kërkuar ndalimin e dhunës dhe hapjen e rrugës për dialog mes palëve.
Marshimi i paralajmëruar nga pedagogët vjen në një moment kur protesta studentore vijon prej gjashtë ditësh, ndërsa kërkesat e studentëve dhe reagimi ndaj mënyrës së menaxhimit të protestave mbeten në qendër të debatit publik.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600