Aktualitet

Situata e reshjeve, MAS lajmëron për ndërprerjen e mësimit në disa shkolla

Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, MAS ka informuar se është ndërprerë mësimi në disa shkolla. Vendimi sipas ministres Kushi është marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim.

Ministrja e MAS, Evis Kushi, ka deklaruar se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, është ndërprerë mësimi në 56 shkolla. 


Ajo ka informuar se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Kushi ka deklaruar se të gjitha strukturat e tyre janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. 


“Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohen në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP. Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet”, ka shkruar Kushi. 


Shkollat në të cilat është ndërprerë mësimi:


1. Shkolla 9-vjeçare "Perlat", Hamallaj,

2. Shkolla 9-vjeçare "Met Hasa", Durrës,

3. Shkolla 9-vjeçare "Fshati Rinia", Durrës, 

4. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,

5. Shkolla 9-vjeçare "Giman", Shalë,

6. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë, 

7. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

8. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh, 

9. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

10. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult, 

11.  Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

12. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

13. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult, 

14. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult, 

15. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult, 

16. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult,

17.  Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,

18. Shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,

19. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj, 

20. Shkolla 9-vjeçare " Kolec Mekshaj", Tale,

21.  Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,

22. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Llesh Nik Daka", Shënkoll,

23. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni", Rrilë,

24. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,

25. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,

26. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,

27. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,

28. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) "Effata", Pllanë,

29. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,

30. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,

31. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,

32. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,

33. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin, 

34. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,

35. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,

36. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,

37. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti", Lezhë,

38. Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja", Lezhë,

39. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta", Lezhë,

40. Shkolla 9-vjeçare “Kosova", Lezhë,

41. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza", Lezhë,

42. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,

43. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,

44. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistët”, Lezhë,

45. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,

46. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,

47. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Karl Gega", Balldren,

48. Shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren,

49. Shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren,

50. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,

51.  Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,

52. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,

53. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,

54. Shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë,

55. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh, 

56. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.




N.Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

395 Lexime
1 javë më parë