MAS

Skema e re e kualifikimit të mësuesve nuk do të jepet me koncesion

Gjatë intervistës janë sqaruar rezultatet e raportit të identifikimit të nevojave për trajnim të mësuesve dhe drejtuesve si dhe thirrjes së ekspertizës ndërkombëtare e vendase për të ristrukturuar skemën e zhvillimit profesional

Lidhur me lajmin e publikuar se skema e re e kualifikimit të mësuesve dotë jepet me koncesion, Ministria e Arsimit dhe Sportit informon, se:

Në asnjë rast nga ana e drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gerti Janaqi, nuk është përmendur ky term, përkundrazi gjatë intervistës së tij dhënë për këtë medium, janë sqaruar rezultatet e raportit tëidentifikimit të nevojave për trajnim të mësuesve dhe drejtuesve, si dhe thirrjes së ekspertizës ndërkombëtare e vendase për të ristrukturuar skemën e zhvillimit profesional të mësuesve, bazuar në nevojat e identifikuara. 

Identifikimi i nevojave për trajnimin e drejtuesve dhe mësuesve u kryepër çdo Drejtori Arsimore Rrajonale / Zyrë Arsimore, shkollë dhe mësues duke krijuar për herë të parë mundësinë e pajisjes së hartës kombëtare të nevojave për trajnim në fushat e planifikimit, metodologjisë së mësimdhënies, etikës dhe komunikimit dhe zhvillimit profesional. Të dhënat e dala nga ky proces ofrojnë mundësinë që zhvillimi profesional të mos ofrohet njëlloj në tematika apo module por sipas nevojës individuale për çdo mësues.

Drejtori Janaqi ka theksuar se një nga mundësitë e zhvillimit të skemës së re të kualifikimit dhe trajnimit profesional të mësuesve mund të jetë dhe përfshirja e agjencive private dhe e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe Jopublik ashtu siç veprohet dhe sot në Shqipëri, por dhe në vendet e BE-së, apo ndonjë skemë tjetër ku MAS e ofron vetë këtë shërbim.

Gjithsesi, kjo mbetet ende për t’u diskutuar pasi Ministria e Arsimitdhe Sportit, është në një proces vlerësimi gjithëpëfshirës në lidhje me hartimin e skemës së re të kualifikimit dhe trajnimit për zhvillimin profesional të mësuesve, ku pjesë e diskutimit janë pëfshirë specialistë nga universitetet, si dhe agjencitë ekzistuese të krediteve dhe ekspertë ndërkombëtar.

Ky proces do të finalizohet mbas dates 26 mars 2016, kur mbaron punimet dhe Konferenca Ndërkombëtare “Formimi dhe Zhvillimi Profesional i Mësuesit”, që do të zhvillohet në Tiranë me prani të ekspertëve ndërkombëtar nga e gjithë bota.

1,681 Lexime
8 vjet më parë