Kosovë

“Skënderbeu”, tema e orës së parë të mësimit

Të gjitha shkollat nesër do të mbajnë orën e parë të mësimit me një temë të veçantë, “Skënderbeu”. Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me emrin e të cilit lidhet një epokë historike.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, merr vendim që nesër, në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu.


Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,  me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.


Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.


(Portali Shkollor)

1,700 Lexime
6 vjet më parë