NIS VITI SHKOLLOR 2019-2020

Sot, dita e parë e shkollës në Kosovë

Dita e parë e shkollës paraqiste nxënës shumë entuziastë, të cilët me padurim po e prisnin këtë ditë të shënuar. Nuk mbetet veçse t’i urojmë suksese në rrugën e bukur drejt dijes!

Sot dita e parë e shkollës në Kosovë. Për shumë nxënës nis një rrugëtim i rëndësishëm.


Dita e parë e shkollës paraqiste nxënës shumë entuziastë, të cilët me padurim po e prisnin këtë ditë të shënuar. Një gjendje mjaft e qetë, ndërkohë të gjithë nxënësit janë pajisur me tekstet e tyre mësimore. Nuk munguan as mesazhet nga krerët e Kosovës. Ja si shprehet Thaçi:


"Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillojnë një rrugëtim i rëndësishëm, për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës"


Nuk mbetet veçse t’i urojmë suksese në rrugën e bukur drejt dijes! 


(Portali Shkollor)

2,161 Lexime
4 vjet më parë