Funksionet kryesore

“Specialistë të mësimdhënies”, përshkrim i përgjithshëm

Specialistët e mësimdhënies mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumw disiplinave në nivele të ndryshme arsimore, kryejnë hulumtime, inspektime, këshillime për përmirësimin dhe zhvillimin e koncepteve...

Përshkrim i përgjithshëm i grupit të profesioneve “Specialistë të mësimdhënies”


Specialistët e mësimdhënies mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme arsimore, kryejnë hulumtime, inspektime, këshillime për përmirësimin dhe zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operacionale të veçantë që u përkasin disiplinave të tyre dhe përgatisin dokumente të ndryshme shkencore dhe libra në fushën e mësimdhënies.


Ata mund të punësohen në institucione të ndryshme që ofrojnë shërbime të mësimdhënies në nivele të ndryshme të arsimit apo të vetëpunësohen.


Funksionet kryesore

Specialistët e mësimdhënies kryejnë një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme, sipas mënyrës së organizimit të punës:


Mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme të arsimimit, si arsimi i lartë, i mesëm, profesional, arsimin bazë, parashkollor, në institucione të arsimit special apo në qendra të trajnimit dhe kualifikimit të mëtejshme, etj.;


Kryejnë hulumtime dhe përmirësojnë ose zhvillojnë konceptet, teoritë dhe metodat operacionale që u përkasin disiplinave të tyre të veçanta;


Përgatisin dokumente të ndryshme dhe libra shkencorë.


Zhvillojnë orë mësimi, kurse dhe punës praktike në nivel të caktuar të edukimit për qëllime arsimimi dhe aftësimi, përfshirë edhe mësimin privat;


Hartojnë dhe modifikojnë kurrikulwn dhe dokumente të tjera të ngjashme në fushën e mësimdhënies;


Kryejnë kontrolle dhe inspektime duke dhënë këshilla për përmirësimin e metodave dhe materialeve ndihmëse për mësimdhënie;


Marrin pjesë në vendimmarrje lidhur me organizimin e mësimdhënies dhe aktiviteteve të ngjashme në shkolla dhe universitete;


Kryejnë hulumtime dhe kërkime në fushën e tyre përkatëse për të përmirësuar ose zhvilluar konceptet, teoritë dhe metodat operacionale për aplikim në industri dhe fusha të tjera;


Zhvillojnë orë mësimi, kurse dhe punës praktike në nivel të caktuar të edukimit apo të arsimit special (Persona me Aftësi të Kufizuar);

  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorë të tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

(Portali Shkollor)

1,686 Lexime
5 vjet më parë